75 Mall Live Search
15:39 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Facebook-u e demanton Haki Abazin – shpërndau fake news

Haki Abazi, që në Qeverinë e Albin Kurtit ishte zëvendëskryeministër, ditë më parë përmes një postim në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi gjatë ditës së djeshme ku shihet Street Parada 2019, e mbajtur në Zurich të Zvicrës, duke thënë se është protestë në Gjermani.

“Berlini ? si Zurich tregon fuqinë qytetare në demokraci”, kishte shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.

Këtë postim të Abazit e ka demantuar Facebook-u duke ia cilësuar informatën fake news.