18:24 / E Martë, 05 Korrik 2022 / OSH

Facebooku e Instagrami bien nga sistemi

Facebooku, Instagrami e Messengeri kanë rënë nga sistemi përkohësisht të martën, me përdoruesit nga e gjithë bota që janë ankuar.Sipas uebfaqes që monitoron rënien e uebfaqeve, “DownDetector”, raportimet janë paraqitur rreth orës 17:00 sipas kohës sonë lokale.

Mijëra njerëz janë ankuar.Përdoruesit janë ankuar se s’kanë mundur t’i qasen Facebookut përmes aplikacionit ose uebfaqes.

Ngjashëm edhe me Messengerin e Instagramin.Është e paqartë se çka shkaktoi problemin.