75 Mall Live Search
08:54 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

FaceTime është shndërruar në makth për Apple

Në forumet e MacRumors njerëzit shpreheshin se dy njerëz në FaceTime nuk mund të shtonin një të tretë në bisedë.

Njerëzit mund të dëgjonin në anën tjetër të telefonatës pa u përgjigjur vetë marrësit. Megjithatë sipas raportimeve kompania nuk e ka adresuar siç duhet problemin.

Në forumet e MacRumors njerëzit shpreheshin se dy njerëz në FaceTime nuk mund të shtonin një të tretë në bisedë. Butoni për shtimin e një personi tjetër nuk mund të klikohej.

Një raport të ngjashëm publikoi edhe sajti tjetër ZDNet. Suporti i Apple në Twitter konfirmoi këtë problem i shfaqur me iOS 12.1.4.

Ky përditësim është i nevojshëm për të përdorur funksionin e thirrjeve në grup. Funksioni u çaktivizua pasi një grup adoleshentësh që po luanin Fortnite e zbuluan.

Thirrjet në grup duhet të nisen me të paktën dy përdorues në aplikacionin FaceTime.

Nuk dihet nëse Apple është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për problemin e radhës. Përditësimi i ardhshëm do të jetë iOS 12.2 ndërsa kompania nuk ka komentuar raportimet në media.