Fadil Aliu: Kodra e Trimave, motori i fitores së LDK-së
Kandidati për deputet nga LDK-ja Fadil Aliu ka deklaruar se edhe kësaj radhe Kodra e Trimave ka dëshmuar mbështetje të fuqishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Gjatë një takimi të mbajtur në shkollën “Asim Vokshi”, ai tha se qytetarët e kësaj zone u shfaqën të vendosur dhe të mobilizuar, duke dhënë mesazhe të qarta politike.
Sipas Aliut, banorët e Kodrës së Trimave folën hapur dhe me bindje, duke ritheksuar përcaktimin e tyre për numrin 123 dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai theksoi se kjo lagje ka qenë historikisht motori i çdo fitoreje të LDK-së dhe se e njëjta frymë fitoreje po ndihet edhe tani.
Aliu shprehu mirënjohje dhe respekt për secilin qytetar, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj LDK-së dhe kandidatëve të saj, përfshirë kryetarin Lumir Abdixhiku dhe veten e tij si kandidat.
“Si përherë, edhe sonte Kodra e Trimave foli qartë, foli bindshëm! Të vendosur e të mobilzuar fuqishëm gjetëm qytetarët e Kodrës së Trimave. Në takim në shkollën “Asim Vokshi”, sonte folën banorët e Kodrës së Trimave, ashtu siç dijnë vetëm ata! Fjala fjalë e besa besë, përcaktimin e kanë të qartë për 123, për Lidhjen tonë! Kodra e Trimave është motori i çdo fitoreje të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kështu do jetë edhe këtë herë! Fryma e fitores së Lidhjes sonë askund nuk ndihet më mirë e më shumë se në Kodrën e Trimave! Mirënjohje e respekt për secilin”, ka thënë Aliu.

