Fadil Aliu në Llap: Askund nuk është e shtuna si në Podujevë
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu, ka qëndruar sot në Podujevë.
Bashkë me partinë, në krye me Lumir Abdixhikun, atmosfera e takimeve me llapjanë ishte pozitive.
“Lidhja jonë është e fortë, kur rrënjët e saj peshojnë në themelet të qëndrueshme, siç është Llapi, i cili Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, i ka dhënë njerëzit e dijes e të besës, si Xhemail Mustafa, Enver Maloku” deklaroi Aliu, pas takimit.
Ai falënderoi të gjithë për ngrohtësinë dhe pritjen, shkruan IndeksOnline.
Ky është postimi i plotë i tij:
Askund nuk është e shtuna si në Podujevë.
Bashkë me Kryetarin e LDK-së, Kryeministrin në ardhje dr. Lumir Abdixhiku, Kryetarin e Kryeqytetit z. Përparim Rama, dhe Kryetarin e LDK-së në Podujevë, dr. Ekrem Hyseni si dhe me kandidatët tjerë për deputet, u pritëm nga kryesia e degës së LDK-së në Podujevë dhe nga Bahri Hoti me çaj e mikpritje të ngrohtë.
U takuam e biseduam me qytetarë të shumtë në qendër të Llapit, të cilët e thanë qartë, e thanë bindshëm se tashmë e kanë vendosur, kanë zgjedh shpresën.
Lidhja jonë është e fortë, kur rrënjët e saj peshojnë në themelet të qëndrueshme, siç është Llapi, i cili Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, i ka dhënë njerëzit e dijes e të besës, si Xhemail Mustafa, Enver Maloku.
Llapi është i LDK-së e LDK-ja rrënjët i ka në Llap. Prandaj, më 28 dhjetor Lidhja jonë duhet të forcohet, secili nga ne të ngritemi për ringritjen e fuqishme të saj.
Faleminderit Llapit dhe qytetarëve për ngrohtësinë, respektin dhe pritjen.
Llapi është shpirti i kësaj ringritjeje!

