75 Mall Live Search
22:27 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Fadil Aliu: Sonte ra kushtrimi i vërtetë i fitores së madhe të LDK-së!

Kandidati për deputet nga LDK, Fadil Aliu, me numër 50, ka marrë pjesë sonte në Tubimin Përmbyllës, në Prishtinë.

Postimi i plotë i Aliut:

S’ka qysh ndryshe, se s’ka ma mirë! Kjo është Prishtina, kjo është Kosova, kjo është LDK-ja!

Ky është besimi, ky është vullneti e përcaktimi qytetar! Qartë, shumë qartë, fitore, asgjë më pak!

Festën e nisëm sonte pikërisht nga Prishtina jonë, për ta vazhduar nesër kudo në Republikën tonë!

Në Sheshin “Skënderbeu”, sonte ra kushtrimi i vërtetë i fitores së madhe të LDK-së!

Sonte, Sheshi “Skënderbeu” ashtu sikur Prishtina ishte ndryshe, krejtësisht ndryshe. F

uqishëm, shumë fuqishëm sonte në Prishtinë u ndje ndryshimi e fitorja, ashtu siç do ndihet nesër në gjithë Kosovën!