75 Mall Live Search
20:34 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / MSH

Fadil Aliu takoi bizneset, bashkëbisedoi me to për sfidat, por edhe për zgjidhjet

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu me numër 50, ka zhvilluar takim me bizneset.

Aiu u shpreh i lumtur pas takimit, duke njoftuar që së bashku kanë diskutuar mbi sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset kosovare.

May be an image of 5 people and lighting
May be an image of 4 people

“Njerëz punëtorë e të ndershëm që gjithë atë që kanë e kanë bërë me shumë mund e sakrificë, e të cilët kanë ndihmuar mjaftë shumë shoqërinë dhe shtetin duke krijuar vende të reja pune”, shkroi ai në Facebook.

Postimi i plotë i Aliut:

Kjo është rruga, kjo është lidhja e Lidhjes sonë me secilin.

Në një takim të organizuar nga familja Gashi, pronar të “Agimi Company”, gjatë ditës së sotme zhvilluam takime me biznesmenë të shumtë.

Diskutuam për sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen, sikur që biseduam edhe për mundësitë e shumta që duhet t’ju krijohen bizneseve në zhvillimin e tyre.

Njerëz punëtorë e të ndershëm që gjithë atë që kanë e kanë bërë me shumë mund e sakrificë, e të cilët kanë ndihmuar mjaftë shumë shoqërinë dhe shtetin duke krijuar vende të reja pune.

Me vendosmëri e theksuan faktin se vërtetë kemi nevojë për ndryshim.

Ndryshim që hapë perspektivën për çdonjërin, si për bizneset, ashtu edhe për punëtorët!

Ndryshimi është pashmangshmëri!