Fadil Aliu thotë se Llapi është ngritur në këmbë për LDK-në

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Fadil Aliu, gjatë ditës së sotme ka vizituar lagjja e Havollëve të Llapashticës së Podujevës e pastaj në Kërpimeh e deri te Gllamniku i Xhemajl Mustafës.
Aliu, përmes një postimi në facebook u shprehë se ishte mikpritje e jashtëzakonshme llapjane, ashtu siç di Llapi e llapjanët.
Ndërsa theksoi se kjo parti është e vendosur e të përkushtuar që ndryshimin e madh ta bëjnë pikërisht nga Llapi, për të vazhduar anekënd Republikës.
“Llapi është ngritur në këmbë
Nga lagjja e Havollëve të Llapashticës së Podujevës e pastaj në Kërpimeh e deri te Gllamniku i Xhemajl Mustafës, tashmë kanë vendosur për ndryshim!
Mikpritje e jashtëzakonshme llapjane, fjala-fjalë e besa-besë, ashtu siç di Llapi e llapjanët!
Të vendosur e të përkushtuar që ndryshimin e madh ta bëjnë pikërisht nga Llapi, për të vazhduar anëekënd Republikës!
Lidhja e Llapit dhe llapjanëve me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka një historik, ka një traditë, e që ata e ruajnë fuqishëm, e ruajnë bindshëm e këtë do ta dëshmojnë me 9 shkurt!”, ka shkruar Aliu./Indeksonline/