75 Mall Live Search
20:40 / E Enjte, 30 Janar 2025 / Z S

Fadil Aliu: Vullneti e mobilizimi i madh i qytetarëve tanë po e konfirmon gjithandej ringritjen e LDK-së

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu, me numër 50, ka marrë pjesë sonte në tubimin e kësaj partie në shkollën “Xhemail Mustafa”.

Postimi i plotë i Aliut:

Së bashku me Kryetarin e LDK-së, kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhiku, sonte u takuam në Shkollën “Xhemail Mustafa”, ku mobilizimi e përkushtimi sikur gjithandej Kryeqytetit, fliste vet për ringritjen e madhe të Prishtinës sonë!

Tubimi Qëndror i Degës së Katërt, është porosia e qartë se ringritja e ndryshimi tashmë janë të pandalshme.

Është vullneti e mobilizimi i madh i qytetarëve tanë që po e konfirmon gjithandej ringritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rrugëtimi ynë, qëllimi ynë është një e i përbashkët, më 9 shkurt t’i japim vendit ndryshimin!Jemi bashkë, jemi Një

#BehuNdryshimi#VotoLDK 124✅#votolumirabdixhiku 1 ✅#votofadilaliu 50✅/Indeksonline