75 Mall Live Search
11:09 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / Z S

Fadil Demaku falënderon qytetarët: “PDK-ja doli më e bashkuar, më e madhe dhe më e fuqishme”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e fundit. Ai theksoi se PDK-ja, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, ka dalë më e bashkuar dhe më e fuqishme.

“Të dashur qytetarë të Drenasit dhe mbarë Kosovës, falë votës suaj, Partia Demokratike, me programin e Bedri Hamzës, doli më e bashkuar, më e madhe dhe më e fuqishme në këto zgjedhje! Edhe një herë dëshmuat se jeni mburoja e vlerave kombëtare dhe garancia e zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë”, ka shkruar Demaku.

Ai ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj qytetarëve dhe është shprehur krenar për përkrahjen e tyre.

PDK-ja ka shënuar një rezultat të rëndësishëm në zgjedhjet e fundit, duke forcuar pozitën e saj si një nga partitë kryesore në vend./Indeksonline/