Fadil Nura jep dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit

Deputeti i deritashëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Nura i cili ka fituar garën për kryetar të Skenderajt pa balotazh ka thënë se me përgjegjësi është angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës së Skenderajt, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë i Nurës:
Të dashur qytetarë,
Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë.
Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me pergjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin.