Fadil Nura zëvendëson Kadri Veselin, si deputet i Kuvendit të Kosovës

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, është betuar deputeti më i ri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Fadil Nuri ka bërë betimin e deputetit, duke zëvendësuar Kadri Veselin, pas shkuarjes së tij në Hagë.
Ndryshe, Nura ka qenë edhe nënkryetar i Komunës së Skenderajt, në kohë kur kryetar ishte Sami Lushtaku. /IndeksOnline/