14:11 / E Martë, 14 Mars 2023 / B O

“Fadil Vokrri” gati për të shkruar historinë e re të Kosovës

Stadiumi “Fadil Vokrri” është i gatshëm për fillimin e ciklit kualifikues EURO 2024.

FFK ka publikuar pamjet e stadiumut ku shihet se fusha e gjelbër në gjendje të shkëlqyeshme para ndeshjeve kualifikuese.

“Nën moton “Me Kosovën në Evropian” të gjithë po japim kontributin e duhur që Kombëtarja jonë të na dhurojë ndeshje emocionuese! Le të bëhemi të gjithë së bashku dhe të bëjmë tifo për Dardanët me të gjitha forcat” thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova nis kampanjën kualifikuese me 25 mars në udhëtim te Izraeli, ndërsa tre ditë më pas në “Fadil Vokrri” e pret Andorën./Indeksonline/