16:35 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Fadil Vokrri”, Kosova nuk e njeh humbjen në shtëpinë e re!

Vetëm dy muaj pasi legjenda Fadil Vokrri u nda nga jeta, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte vendosur që stadiumi i kryeqytetit të mbaj emrin “Fadil Vokrri”.

Mbi 8 milionë euro u investuan nga shteti e komuna, për t’ia mundësuar Kombëtares së Kosovës dhe klubeve që të kenë mundësi të luajnë ndeshje ndërkombëtare në këtë stadium.

“Dardanët” janë duke e nderuar në mënyrën më të mirë legjendën tonë të futbollit, pasi kjo arenë është shndërruar në një fortesë ku të gjithë kundërshtarët dalin pa triumf, shkruan Indeksonline.

Kosova ka zhvilluar 8 ndeshje në Prishtinë dhe nuk ka pësuar asnjë humbje, ka 6 fitore dhe 2 barazime.

Testi më i madh për “verdhekaltrit”, padyshim është ai kundër Anglisë, që zhvillohet më 17 nëntor. /Indeksonline/