75 Mall Live Search
15:33 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Fadil Vokrri” në ballinën e UEFA’s

Shtëpia e futbollit evropian e ka vendosur stadiumin “Fadil Vokrri” në ballinën e uebsajtit të saj, duke i paralajmëruar ndeshjet e fazës parakualifikuese të Champions Leagues

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka përfunduar në ballinën e uebsajtit zyrtar të UEFA-s.

Në fakt, shtëpia e futbollit evropian e ka vendosur stadiumin e kryeqytetit të saj në ballinën e rubrikës Champions League duke e paralajmëruar fazën parakualifikuese të këtij kompeticioni, e cila është duke u mbajtur në Kosovë.

Feronikeli do të luajë sonte me ekipin Santa Coloma në finale të kësaj faze, në kërkim të rrethit të parë kualifikues të Championsit.