10:53 / E Diele, 30 Tetor 2022 / LB

“FAFA është Mercedes i turizmit shqiptar”, gazetarët me fjalë të mëdha për Fafa Resort (Video)

Një hapësire e veçantë i është kushtuar Grand Blue Fafa Resort në emisionin “Rrethi Katror”, në Top Chanel.

Drejtuesi i këtij emisioni, Edi Manushi ka thënë se në këto ditë dielli të kësaj periudhë në Shqipëri, me vetëm 35 euro në ditë, mund të kaloni momente të paharruara në këtë resort dhe për të tepër ­fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç, i kanë të gjitha shërbimet falas.

Pashmangshëm në këtë debat ka ndërhyre, gazetari Milaim Zeka, i cili ka thënë se me vetëm 35 euro ke për të ngrenë, siç thonë në Kosovë deri të ‘ngopësh’, duke veçuar cilësinë dhe tryezën suedeze merr sa të duash.

Ndërsa, gazetari Bledi Mane ka thënë se kompleksi Fafa përgjatë bregdetit të Adriatikut janë dy shkollat e turizimit elitar në Shqipëri.

“Janë dy shkolla që kanë qenë risi dhe kanë sjellë turist vendas dhe të huaj. Janë dy ambiente që ofrojnë pishina, ushqime dhe kudo në Shqipëri e Kosovë, emri i Fafa është emri i përveçëm që simbolizon cilësinë e pushimeve pa dallim stine”, ka thënë Mane.

“Fafa është Mercedes i turizmit shqiptar”, ishte një nga komentet me të cilin u pajtuan debatuesit në studio.

Për më shumë ndiqeni videon: