75 Mall Live Search
18:05 / E Premte, 21 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Fafa Resort- sinonim i pushimeve të përkryera në Shqipëri

Plazhi dhe një akomodim i mirë janë gjerat më të rëndësishme që e bëjnë një pushim të bukur.

Është shumë e rëndësishme gjithashtu që këto të dyja të ofrohen së bashku. Një gjë e tillë është bërë traditë për rrjetin e hoteleve FAFA RESORT.

Pronari i këtyre hoteleve, Fatos Çerenishti, në një intervistë për IndeksOnline, tregoj rreth vijueshmërisë së punës, aktiviteteve dhe  menaxhimin e këtyre hoteleve.

Çerenishti, foli rreth sezonit të verës 2022, ku e cilësoj si një sezon përgjithësisht të mirë dhe tregoj se hotelet e tij kanë punuar me kapacitet mbi 90 për qind, ku nga ky 90%, 25% e hoteleve kanë qenë të mbushura nga shqiptarët e Kosovës.

‘’Sezoni i verës 2022, do ta themi që ka qenë një sezon në përgjithësi i mirë, hotelet kanë punuar gati me kapacitet mbi 90%, ndërsa baret e restorantet nuk kanë pasur kapacitet si në vitet e kaluara pasi turistët kanë qenë më dorë shtrënguar këtë verë, ndoshta inflacioni dhe kriza ekonomike ne Evropë dhe gjithë botën ka bërë të vetën, kjo është ndjerë tek baret dhe restorantet ndërsa hotelet kanë punuar me kapacitet pothuajse 90%.

Sigurisht një përqindje shumë të madhe të hoteleve Fafa e zën turistët nga diaspora dhe Kosova, nga statistikat janë mbi 25% e kapaciteteve të hoteleve që mbushen nga shqiptarët e Kosovës dhe diasporës’’ tha ai.

FAFA këtë sezon do të vijë me ndryshime këtë e konfirmoj edhe vet pronari, ai shtoj se në njërin nga këto hotele si tek Grand Blu Fafa është duke përfunduar SPA-ja e dytë, dhe në të njëjtën kohë do ta hapin edhe SPA-në më të madhe në gjirin e Durrësit  tek Fafa Premium, përveç SPA, Fafa ka menduar edhe për palestrën dhe një kënd për fëmijët ku prindërit mund ti lën fëmijët tek këndi i tyre ku do të përkujdesen edukatorët dhe personeli i hotelit.

‘’Sigurisht nëpër hotele është shumë e rëndësishme që përveç çmimeve që kanë vlerën e vet, janë edhe transformimet, rikonstruksionet që bëhen nëpër hotelet tona.

Do të theksojmë që te Grand Blu Fafa është duke përfunduar SPA-ja e dytë, për shkak të numrit të madhë të turistëve qe kemi pasur në fundjavë, kemi pas edhe një mbingarkesë kjo na ka bërë që të hapim brenda muajit nëntor edhe SPA-në tjetër të Grand Blu Fafa por në të njëjtën kohë do ta hapim edhe SPA-në tek Fafa Premium

Grand Blu Fafa ka një nga SPA-të më të bukura në gjirin e Durrësit, kjo SPA tek Premiumi do të jetë edhe më e madhe, kemi rinovuar palestrën dhe po riaktivizojmë Kids kllabet, me qëllim që qiftet më fëmijë mund ti lën fëmijët e tyre të argëtohen pra edukatorëve dhe personelit që Fafa do ti vë në dispozicion të fëmijëve, Fafës’’ deklaroj ai.

Në fund, Fatos Çerenishti, fton ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës, që ta vizitojnë dhe të kalojnë pushimet tek Fafa, pasi që përveç ushqimit dhe mirëpritjes fantastike aty ju gjen edhe një shërbim mjaftë cilësor.

‘’Natyra e ka falë zonën e Golemit, ja ka falë të gjithë bukuritë e veta, por edhe strukturat tona janë shumë të mira dhe shumë funksionale, gjë që nuk doja ta theksoja por janë kompanitë evropiane dhe skandinave të cilët i kemi prezent nëpër hotelet tona, kjo na bën që të jemi edhe krenar dhe të themi se jemi në një standard që aktualisht është kogja mirë.

 Nuk do të reshtemi asnjëherë së kënaquri por do të rrisim gjithmonë vlerat nëpër hotelet tona me qëllim që turistët të gjejnë të gjitha shërbimet që ata dëshirojnë ti gjejnë nëpër hotelet tona’’, përfundoj intervistën pronari i zingjirit të hoteleve FAFA RESORT. /IndeksOnline/