19:16 / E Premte, 21 Korrik 2023 / S Z

FAFA Resort, vendi ideal për pushime të paharruara!

Rrjeti i Hoteleve FAFA Resort, mbeten ndër hotelet me të  preferuara të bregdetit shqiptar. Me një pamje magjepsese, hotelet luksoze të Resortit FAFA janë vendosur në brigjet e Durrësit, në zonën e Golemit dhe janë në dispozicion për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë pushime të përkryera.

FAFA Resort është vendi ideal për t’i kaluar ditët e nxehta, një verë magjike dhe të paharrueshme.

Luksi, shërbimi, arkitektura, pamja, ushqimi, e pastërtia janë ato që të lënë pa fjalë.

Fafa Group përbëhet nga disa hotele, si Grand Blue Fafa, Fafa Premium dhe FAFA Fa mel Holiday.

Me ofertat “All Inclusive” që ofron, “FAFA Resort” mbetet vendi ideal për pushuesit që preferojnë t’i kenë të gjitha në një vend, duke filluar nga kuzhina e cila ofron një llojllojshmëri të ushqimeve, baret, dhomat me pamje nga deti dhe SPA-të luksoze.

Të rrethuar me bukuritë natyrore, e me plazhet e arta të Adriatikut, brenda në Fafa Resort ju  do ta ndjeni magjinë e relaksimit.

Hotelet FAFA vazhdojnë të ofrojnë shërbime shumë cilësore për klientët e tyre besnik , të cilëve u ofron  shërbim të  përkryer, akomodim dhe parkim 24/7.

Në Restaurantet e FAFA Resort mund të shijoni  ushqime tejet të shijshme dhe unike, që janë një kombinim i kuzhinës Tradicionale dhe Mesdhetare,  ku dominojnë produktet e detit dhe peshku.

Përveq kuzhinerëve shqiptarë, Fafa Resort ka dhe kuzhinerë italian dhe turq, me qëllim që pushuesit të kenë në dispozicion llojllojshmëri ushqimesh,  me shijet që ata i preferojnë.

Hotelet e Fafa Resort kanë dhe Beach Bar në Zonën e Plazhit e po ashtu dhe pranë Zonës së Pishinës. Koktejet dhe pijet janë aromatizuesit tuaj, në ditët e nxehta të verës.

E turistët të cilët për vite kanë mbetur besnik të pushimeve luksoze, e gjejnë rehatinë  vetem tek FAFA Resort, vendi i cili nuk i ka zhgënjyer asnjëherë, me komoditetin që u ka ofruar.