75 Mall Live Search
10:40 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Fahri Fazliu i ri angazhon avokatin mbrojtës për t’u përballur me prokurorët e Speciales, paraqitet me 23 qershor

Fahri Fazliu me 2 qershor mori ftesën nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur në cilësinë e dëshmitarit.

Edhe pse gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeç, Fazliu u ftua nga Specialja, shkruan Indeksonline.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka treguar se tashmë ka angazhuar një avokat.

“Po e kam angazhuar, është Artan Qerkini”, u shprehë ai.

Fazliu do të paraqitet në Gjykatën Speciale me 23 qershor.

Fahri Fazliu i ri është nipi i dy heronjëve të kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu. /Indeksonline/