75 Mall Live Search
10:51 / E Premte, 17 Prill 2026 / OSH

Fahri Fazliu lejohet ta takojë babain e tij, Fadil Fazliu pas 1 viti e 4 muajsh ndalesë nga Specialja

Fahri Fazliu është lejuar ta takoj babain e tij, Fadil Fazliu, pas një ndalese prej 1 viti e 4 muajsh nga Gjykata Speciale.
Fadil Fazliu është i akuzuar në gjyqin e dytë të ish-presidentit, Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë, transmeton lajmi.net.

Në postimin e bërë, Fahri Fazliu tha se kjo ndarje ishte e padrejtë.

Postimi i plotë:

Pas 1 viti e 4 muajsh të ndarë padrejtësisht nga njëri-tjetri, babë e bir, sot, nesër e gjithmonë bashkë, babloki im, Fadil Fazliu.

Sprovat nuk të thyen asnjëherë, përkundrazi, të bënë edhe më të fortë.

Qëndrove ballëhapur, kokëlart e me dinjitet, ashtu siç të ka hije.

Ti je frymëzim dhe krenari për familjen, për të gjithë ne dhe për mbarë kombin shqiptar.

Krenar me ty gjithmonë, babloki jem!