75 Mall Live Search
09:05 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / A. M.

Fajde, detyrim, kanosje/ Policia arreston 3 persona në Prizren

Raportohet se në Prizren janë arrestuar tre të dyshuar për veprën fajde, detyrim dhe kanosje.

Gjatë bastisjes në banesën dhe veturën e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: një dokument marrëveshje për shitblerje të veturës, një kontratë për shitblerje të veturës, dy fletë-dëshmi për tërheqje parash nga dy institucione mikro-financiare,  një dëftesë e zyrës këmbimore etj.

Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/