75 Mall Live Search
20:39 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Faji” i Mkhitaryan, Bosnja shkarkon trajnerin

Armenia ishte destinacioni i fundit për trajnerin e Bosnje Hercegovinës, Robert Prosinecki, i cili dha dorëheqjen pas humbjes 4-2 në Jerevan (dopjetë e Mkhitaryan dhe gol Dzeko).

“Erdha këtu me objektivin për t’u kualifikuar në Europian. E di që nuk i kemi humbur të gjitha shanset, por e ndjej si përgjegjësi për të dhënë dorëheqjen”, tha trajneri polak pas ndeshjes.

Prosinecki mori drejtimin e Bosnjës në janar të vitit 2018 dhe prej asaj kohe grumbulloi dy fitore, një barazim dhe tre humbje.