Fajon optimiste se Parlamenti Evropian do votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën
Parlamenti Evropian pritet që sot të votojë rekomandimin për liberalizmin e vizave për Kosovën.
Votimi nga Parlamenti Evropian do t’i hapë rrugë fillimit të bisedimeve me vendet anëtare të BE-së për këtë çështje.
Negociatat do të drejtohen nga raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.
Sa i përket kësaj, Fajon është shprehur optimiste që Parlamenti Evropian do votojë në favor të Kosovës.
“Parlamenti Evropian pritet të votojë në favor të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter, duke bashkangjitur dhe një shkrim me informimin për fillimin e seancës së Parlamentit Evropian, ku do diskutohet për Kosovën.
Komiteti LIBE, më 30 gusht ka votuar në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ndërsa, më 18 korrik, Komisioni Evropian bëri një rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se Kosova kishte përmbushur të gjitha obligimet e saja./Indeksonline/
European Parliament expected to vote in favour of scrapping visas for citizens of Kosovo https://t.co/RmsfWsrNEa via @IBalkanNA
— Tanja Fajon, mag. (@tfajon) September 13, 2018