“Fajtor” Justin, Billie nuk ndalet së qari, kjo qenka arsyeja!
“Coachella” është pa dyshim festivali muzikor më i popullarizuar dhe i organizuar në botë që tërheq mijëra njerëz çdo vit gjatë dy fundjavave radhazi.
Festivali është veçanërisht popullor me personazhet e famshëm, transmeton Indeksonline.

Në “Coachella”, slogani “të shohësh dhe të të shohin” është më i përhapur se në pothuajse çdo festival tjetër. Kjo për shkak të të ftuarve të famshëm. Yje si Kardashian-Jenner, Bieber, Hadid dhe shumë të tjerë përzihen çdo vit në zonat VIP dhe në festat ekskluzive që rrethojnë festivalin.
Në fundjavën e dytë të “Coachella”, Justin Bieber ia plotësoi një ëndërr Billie Eilish . Ai e solli 24-vjeçaren në skenë për hitin e tij “One Less Lonely Girl”. Kjo traditë daton që nga performancat e tij të mëparshme, kur ai gjithmonë sillte një vajzë nga publiku në skenë gjatë këngës, i dhuronte asaj një buqetë me lule dhe këndonte vetëm për të. Në “Coachella”, ai zgjodhi Eilish, një muzikante me të cilën Bieber është gjithashtu mik.

Eilish nuk është vetëm një kolege e mirë, por edhe një fanse e madhe e artistit kanadez prej vitesh. Edhe gjatë performancës së tij në skenë, ajo pothuajse shpërthente nga emocionet. Me sa duket, mezi flinte: Në Instagram, ajo postoi një selfie nga shtrati me sy të kuq, me mbishkrimin: “Nuk mund të ndalem së qari”./Indeksonline/


