11:16 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Fake news: Fëmija me delegacionin e Kosovës në SHBA s’është i Driton Selmanajt!

Një fotografi e cila po qarkullon nëpër disa faqe të Facebook-ut se një fëmijë dhe grua janë të familjes së zv.kryeministrit, Driton Selmanaj, nuk po del të jetë lajm i vërtetë.

Zyra e zëvendëskryeministrit ka konfirmuar për Indeksonlinen se Selamanj nuk ka marrë me vete familjen në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Kështu, ky informacion i shpërndarë në shumë faqe është fake news. Në biografinë e zv.kryeministrit tregohet se ai është i martuar dhe ka dy djemë.

Ndryshe, në Shtëpinë e Bardhë nga Kosova do të jenë; kryeministri Avdullah Hoti, zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi, Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi. /Indeksonline/