75 Mall Live Search
14:23 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Fake News” i Barça Shqip, publikon një lajm të rremë për deputetin Demaliaj

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj ka reaguar ndaj një lajmi i publikuar nga një portal lidhur me diasporën shqiptare.

Demaliaj ka thënë se se ky lajm është sajuar nga portali i quajtur Barça Shqip dhe si i tillë është i pavërtetë.
“I bëj me dije gjithë komunitetin shqiptar që jeton nëdDiasporë se lajmi i dalë nga portali Barça Shqip është i pavërtetë dhe i sajuar nga vetë portali. Kualifikimi i tillë i diasporës nga vetë portali është i ulët dhe idiotesk”, ka shkruar Demaliaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai e ka quajtur të papranueshëm këtë tendencë, anipse portali në fjalë është me karakter satirik.

“Unë personalisht e di që portali është me elemente humoristike 100% por kjo është e papranueshme për mua, për publikun dhe për vetë diasporën, ku bëjnë pjesë dhe familja ime. I kisha lutur menaxhmentin e këtij portali që ta tërheqin këtë lajm dhe të kërkojnë falje ndaj meje dhe diasporës për këtë ofendim publik që i është bërë, duke përdorur emrin tim ku më është bërë shumë dëm personalisht me këtë linçim publik dhe më është dëmtuar imazhi publik si përfaqësues i qytetarëve të këti vendi”, është shprehur Demaliaj.
Ai ka thënë se do të ndërmarrë hapa ligjorë, lidhur me këtë rast.

“Deri këtu ka ardhur veprimi degjenerues i këtij portali, por forca e ligjit do të veprojë. Respekt për mërgatën tonë që ishte në krah të Kosovës në çdo hap të frymimit të saj”, ka përfunduar Demaliaj.