75 Mall Live Search
08:44 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Fake News”, ministri Zemaj po atakohet me lajme të rrejshme nga faqe fiktive

Janë bërë të shpeshta raportimet e rrejshme të disa faqeve fiktive në rrjetet sociale të cilat postojnë “Fake News” duke lakuar emrin e ministrin të shëndetësisë, Armend Zemaj.

Një nga lajmet e rrejshme që po qarkullojnë në rrjetet sociale është një deklaratë e shpifur kinse Zemaj ka thënë se nuk do të lejojnë mërgatën që të futet në Kosovë gjatë stinës së dimrit.

E ashtëquajtura “Gazeta Press” është njëra nga faqet që prodhon lajme të ngjashme të rrejshme. Poashtu, disa lajme të rrejshme janë publikuar rreth Zemajt kinse do të rikthehet izolimi dhe karantina.

Vetë ministri i ka mohuar këto deklarata duke thënë se janë broçkulla të “Fake News”, prapa se cilave beson se qëndron dikush nga politika dhe qëllimi i tyre është tentimi që të njolloset puna e tij./Indeksonline/