“Fake News” për Aziz Salihun, shëndosh e mirë bashkë me Moniken

Legjenda e boksit, Aziz Salihu mesditën e së mërkurës është parë duke shetitur rrugëve të kryeqytetit bashkë me të bijën e tij , Monika Salihu.

Kjo e fundit, shihet duke e shoqëruar atë, shkruan IndeksOnline.

Vlen të kujtojmë se ditë më parë qarkulloi në media një lajm i rremë, përmes së cilit pretendohej se ish- kampioni olimpik kishte vdekur, lajm pas të cilit reagojë edhe familja Salihu.
Në të njëjtën kohë u bë e ditur se Salihu është diagnostikuar me Alzhaimer./IndeksOnline/
