75 Mall Live Search
08:06 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / MSH

“Fake news”/ Trump deklarohet pas raportimeve për vdekjen e tij

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj spekulimeve që qarkulluan ditëve të fundit për gjendjen e tij shëndetësore.

Pretendimet mbi vdekjen e presidentit amerikan u nisën pas disa ditësh pa mbajtur asnjë konferencë shtypi.

Lideri amerikan tha se mungesa e tij në publik për dy ditë radhazi ka nxitur dyshime dhe spekulime se mund të kishte ndodhur ndonjë gjë me shëndetin e tij.

Ai i quajti këto lajme të rreme dhe theksoi se nuk ka asnjë problem shëndetësor.

“Nuk kam mbajtur konferencë shtypi për dy ditë radhazi dhe ata thanë ‘diçka nuk është në rregull me të. Është lajmi i rremë”, tha Trump.

Trump shtoi se gjatë fundjavës ishte aktiv, duke vizituar disa njerëz në klubin e golfit në Sterling, Virginia. “Isha shumë aktiv gjatë fundjavës”, shtoi ai.