75 Mall Live Search
10:34 / E Premte, 10 Maj 2024 / G T

Fakt interesant: Në aspektin e fitimeve, Dortmundi mbushë arkat më shumë nëse humb ndaj Real Madridit në Champions

Skuadra e Borussia Dortmundit dhe ajo e Real Madridit do të takohen më 1 qershor në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në stadiumin “Wembley” në Londër.

Një fakt interesant po publikohet në rrjetet sociale që ka të bëjë me fitimet në këtë kompeticion, shkruan Indeksonline

Ajo që duket interesante është që klubi gjerman në rast se humb ndeshjen fiton më shumë sesa ta fitoj atë.

Pse mund të ndodh kjo?

Dortmundi në rast se humb në finalen e “Wembleyt” merr nga UEFA 15 milionë euro si vendi i dytë më i mirë në Europë.

Përveç kësaj, klubi gjerman poashtu merr 25 milionë euro nga Real Madrid nga bonuset e Jude Bellingham.

Kurse në rast se klubi i Edin Terzic fiton në mbrëmjen e 1 qershorit atëherë në arkën e tyre fusin vetëm 25 milionë euro./Indeksonline/