75 Mall Live Search
23:44 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / Gj Sh

Fakt, më shumë ka ulëse stadiumi i Interit, se sa banorë qyteti i Bodos!

Skuadra norvegjeze Bodo Glimt ka fituar simpatinë e tifozëve të futbollit.

Ky ekip simpatik, sonte e eliminoi Interin nga Liga e Kampioneve, duke e mposhtur në dy ndeshjet e play-offit, me rezultat 3-1 dhe 2-1, dhe siguruan kualifikimin në 1-8 e finales, shkruan IndeksOnline.

Interesant është fakti se stadiumi ku luan Interi, ”Guiseppe Meazza”, ka më shumë ulëse se sa ka banor qyteti i Bodos.

Stadiumi ikonik ka një kapacitet rreth 90 mijë ulëse, derisa qyteti i Bodos ka popullësi prej 55 mijë banorëve, por kjo nuk i pengoi skuadrën norvegjeze të eliminojnë gjigantin italian nga Liga e kampionëve./IndeksOnline/