75 Mall Live Search
16:51 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fakte interesante për Finlandën

Vënd i çuditshëm është Finlanda. Në vitin 1906 një asamble e re zgjidhet për të zëvendësuar parlamentin e vjetër dhe këtë herë të gjithë njerëzit lejohen të votojnë dhe në atë kohë kjo ishte reforma më radikale parlamentare në Evropë. Gratë finlandeze ishin të parat në Evropë që fituan të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare dhe i treti në botë, pas Zelandës së Re dhe Australisë. Në vitin 1907 femra finlandeze u bë femra e parë në botë fitoi një vend në parlamentin kombëtar.

Por në këtë artikull nuk do flasim vetëm për gratë finlandeze por për rolin e Finlandës në Luftën e Dytë Botërore.

Duke filluar nga janari i vitit 1939 dhe duke vazhduar deri në dhjetor 1945, gjatë këtyre gjashtë viteve, Finlanda mori pjesë në tre luftëra të ndryshme: e vetme kundër Bashkimit Sovjetik, aleate e Gjermanisë naziste kundër Aleatëve dhe në fund aleate e Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë. Bëhet fjalë për një histori pothuajse të panjohur, për të cilën është folur shumë pak në librat e historisë.

Finlanda ishte gjthashtu një vend i çuditshëm edhe gjatë periudhës së pasluftës: demokratike me treg të lirë, por disi e përfshirë në orbitën e Bashkimit Sovjetik. Sovjetikët me siguri nuk do të kishin folur për rezistencën që parashtroi Finlanda në vitin 1939. Nga ana tjetër, perëndimorët vështirë se mund të kishin folur mirë për një aleat të Gjermanisë naziste që tani ishte nga ana e tyre. Në gusht të vitit 1939, Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan një pakt jo-agresiv apo mos-sulmim( Molotov-Ribbentrop) i cili përfshinte një protokoll sekret që e drejton Finlandën në sferën e interesave sovjetike.

Stalini kishte vendosur të zgjeronte territoret e Bashkimit Sovjetik në veri. Leningradi, Shën Petersburg i sotëm, ishte vetëm 50 kilometra larg kufirit finlandez, tokë ku gjendeshin miniera interesante të nikelit.
Kur Stalini thirri një delegacion finlandez dhe parashtroi kërkesat e tij, finlandezët e lanë tërë botën pa fjalë kur nuk i pranuan ato. Në atë periudhë ishte e pamundur të mendoje që një shtet i vogël me vetëm 3 milion banorë mund të kundërshtonte Ushtrinë e Kuqe dhe Bashkimin Sovjetik që shtrihej nga Paqësori deri në Detin Baltik. Finlandezët, nga ana tjetër, talleshin. Talleshin dhe përsërisin shprehjen e famshme: ” Rusët janë të shumtë në numër dhe vendi ynë është kaq i vogël. Ku do ta gjejmë hapësirën për t’i varrosur të gjithë?”


Kur Finlanda refuzoi të lejojë Bashkimin Sovjetik për të ndërtuar bazat ushtarake në territorin e saj, kjo e fundit tërhoqi paktin e mos-sulmimit të vitit 1932 duke e sulmuar Finlandën me 30 nëntor 1939.
Kjo luftë e quajtur si Lufta e Dimrit kishte një mbrojtje të fortë nga ana finlandezeve të cilët luftuan trimërisht por më në fund pas depërtimit të ruseve në linje e udhëhequr nga gjenerali Mannherheim, ata detyrohen të kërkojnë paqe dhe lufta përfundon me një traktat të paqes të hartuar në Moskë më 13 mars 1940. Bashkimi Sovjetik humbi 320 000 ushtarë, ndërsa finlandezët 70 000.
Kur Gjermania pushtoi Bashkimin Sovjetik në verën e vitit 1941, Finlanda hyri në luftë në krahun e Gjermanisë. Finlandezët e quajtën atë lufta e vazhdimit dhe shpejt rimorën territoret e tyre.
Megjithatë, në dhjetor 1941 Britania i shpalli luftë Finlandës dhe pas disfatës gjermane në Stalingrad në vitin 1943 finlandezët kuptuan se duhet të largohen nga lufta.
Negociatat filluan në mars 1944, por Finlanda refuzoi kërkesat ruse. Megjithatë humbja ishte e pashmangshme dhe Finlanda bëri një armëpushim me Rusinë më 5 shtator 1944. Pas luftës Finlanda u detyrua të dorëzoj sasi të mëdha të territorit Rusisë ku përveç pjesës jug-lindore, ata humbën edhe një pjesë në oqeanin arktik në veri. Finlandezët gjithashtu kishin për të paguar dëmshpërblime. Lufta e vazhdimit u kushtojë finlandezeve 85.000 jetë ndërsa kushtet e armëpushimit u konfirmuan në traktatin e Parisit të bërë me Rusinë në vitin 1947.