13:26 / E Hënë, 05 Prill 2021 / A.D

Fakte që nuk i dinit rreth celulitit

Celuliti. Sado i besdisshëm është pjesë e pashmangshme e jetës sonë! Para se të vazhdoni me përpjkjet tuaja për ta reduktuar, hidhini një sy fakteve më poshtë që ndoshta deri më sot, nuk i dinit.

Mund të shpëtoni prej tij.

Nuk është e vërtetë që jeni të detyruar të jetoni me celulit gjatë gjithë jetës suaj. Jo gjithmonë kremrat funksionojnë, por mund ta eleminoni atë duke tonifikuar muskujt nëpërmjet ushtrimeve të caktuara dhe limitimit të konsumit të kripës. Ditë mbas ditë lëkura juaj do të jetë më e tonifikuar dhe kompakte.

Nuk zhduket nëse dobësoheni

Celuliti nuk është domosdoshmërisht i lidhur me peshën. Nëse dobësoheni nuk është e thënë se celuliti do të zhduket. Mundohuni të hani në mënyrë të shëndetshme dhe të pini të paktën 1/ ½ litër uji në ditë.

Është pasojë e një problemi më të thellë.

Celuliti nuk është gjenetik, por është simptomë e një problematike më të thellë, që tregon efektet vetëm në sipërfaqe. Patologjia quhet panniculopatia edemo-fibrosklerotike dhe paraqet lëngjet e tepërta në mes të hapësirave brënda-qelizore. Qarkullimi i gjakut është ngadalësuar dhe përmbajtja e ujit rritet duke lënë shënjat në sipërfaqe (celulitin).

Uji, ka rol thelbësor për të! 

Rëndësia e ujit është thelbësore jo vetëm për celulitin, por edhe për organizmin tuaj. Duke pirë të paktën 1 litër e gjysmë ujë në ditë ju jo vetëm eleminoni likuidet e tepërta, por mbani edhe shëndetin në nivele të mira.

Kujdes nga rrezet e diellit.

Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit mund të dëmtojë kolagjenin e lëkurës duke e bërë atë më pak të tonifikuar dhe kompakte, por edhe më pak elastike. Pra përpiquni të evitoni llampat e solarit dhe ekspozimin në diell në orët e pikut. Gjithashtu duhet patjetër të përdorni krem me faktor të lartë ndaj mbrojtjes së diellit.