75 Mall Live Search
16:59 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Fakte shqetësuese për shëndetin e popullit shqiptar

Gjatë viteve të fundit, shëndeti i shqiptarëve të Shqipërisë dhe stili i jetesës  është përkeqësuar, thuhet në një sondazh të fundit të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe INSTAT.

Sondazhi është bërë gjatë vitit 2018 me 15.800 persona dhe ka nxjerrë rezultate shqetësuese, transmeton Indeksonline.

Rezultatet nxorën që shqiptarët vuajnë nga problemet mendore dhe pothuajse 70 përqind e personave që morën pjesë në sondazh pranuan që kanë kaluar në faza të depresionit.

Vitin e kaluar, një në pesë gra dhe një në gjashtë meshkuj të moshës 15-59 vjeç, treguan që ishin diagnostikuar me të paktën një sëmundje jo-ngjitëse.

Sëmundjet kardio-vaskulare dhe kanceri janë përhapur në Shqipëri. Gjatë vitit të kaluar këto sëmundje ishin përgjegjës të 70 përqind të vdekjeve. Kurse në vitin 2008 ishte vetëm 52 përqind.

Përveq sëmundjeve kardio-vaskulare dhe kancerit, në Shqipëri është rritur obeziteti tek njerëzit, sidomos tek gratë. Tek meshkujt niveli i obezitetit është 53 përqind në vitin 2018, njëjtë sikurse në vitin 2008. Kurse tek gratë vitin e kaluar ishte 45 përqind, duke shënuar rritje prej gjashtë përqind në krahasim me vitin 2008.

Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik këto statistika vijnë për shkak të keq- ushqyeshmerisë, dietat dhe aktivitetet e pakta fizike./Indeksonline/