20:53 / E Premte, 09 Tetor 2020

Faktorët që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit i prek të gjitha gratë, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe te moshat fare të reja. Studimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh. Disa nga faktorët e rrezikut përfshijnë:

1. Mosha – rreziku rritet me rritjen e moshës; por theksojmë se nga kanceri i gjirit preken dhe moshat e reja.

2. Ndryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.

3. Fillimin e hershëm të menstruacioneve – vajzave që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur rrezikun për kancer gjiri.

4. Fillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç – ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e grave ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.

5. Shtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve.

6. Mungesën e aktivitetit fizik.

7. Të qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës.

8. Indi i gjirit i ngjeshur/i dendur.

9. Historitë personale me kancer gjiri – gratë që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit.

10. Historitë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën, motrën, vajzën (të afërm të shkallës së parë) me kancer gjiri.

11. Konsumin e alkoolit dhe pirjen e duhanit.

Për informacione të mëtejshme, mund të lexoni dhe këtë artikull, një ribotim i një interviste të vitit 2014 të bërë nga Anabel.al për Profesor Doktor Gottfried J.Locker MD, një nga onkologët më të mirë të Vienës, i specializuar për kancerin e gjirit. Po kështu, këtu gjeni informacione për shenjat e zakoshme, ndërsa këtu një udhëzues se si të kujdeseni për gjinjtë në varësi të moshës që keni.anabel