75 Mall Live Search
14:11 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Faktorët shtytës që i nxisin kosovarët t’i bashkohen grupeve terroriste

Zyra e Kryeministrit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) po lansojnë raportin “Të Kuptuarit e Faktorëve Shtytës dhe Tërhjekës: Intervistat me luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre në hotel Swiss Diamond me fillim në ora 14:00.

UNDP porositi këtë raport të pavarur me qëllim që të kuptohen më mirë faktorët shtytës dhe tërhjekës që i nxisin kosovarët t’i bashkohen grupeve terroriste të huaja dhe të mbështesin institucionet vendore dhe ndërkombëtare në zhvillimin e politikave dhe programeve më të mira që kanë për qëllim parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe rehabilitimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të huaj të kthyer.

Të pranishmëve në ngjarje do t’ju drejtohen Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës, Greg Delaëie, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, dhe Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo. Do të pasojë prezantimi i raportit dhe seanca e pyetjeve dhe përgjigjeve.