13:40 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Fakulteti Filologjik fillon renovimet në prag të fillimit të vitit të ri akademik

Fakultetit Filologjik në Universitetin e Prishtinës ka filluar renovimet në prag të fillimit të ri akademik. Si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut gjatë muajit korrik shumë hapësira në këtë fakultet janë dëmtuar për shkak të vjetërsisë së objektit dhe neglizhimit për t’i rregulluar ato me kohë.

Profesorët dhe studentët janë shprehur të shqetësuar për shkak se në këtë muaj është afati i provimeve të shtatorit dhe era e ngjyrës së mureve po iu pengon në koncentrim gjatë provimeve.