15:45 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / B O

Fakulteti Juridik nënshkruan memorandum më Qendrën Hulumtuese të Universitetit të Harvardit

Dekani i Fakultetit Juridik te Universitetit te Prishtinës, Prof. Avni Puka, ka nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit me Drejtorin shkencor te Qendrës Hulumtuese “Laboratori për Ndërmarrësi dhe Zhvillim (Lab for Entrepreneurship and Development – LEAD), Prof. Bruno S. Sergi nga Universiteti i Harvardit.

LEAD, me seli ne Cambridge, Massachusetts te Shteteve te Bashkuara, ka qene fillimisht pjesë e Institutit te Shkencave Sociale Kuantitative (Institute for Quantitative Social Sciences) ne Universitetin e Harvardit. Objektivat kryesore të kësaj qendre hulumtuese kane te bëjnë me krijimin dhe shpërndarjen e dijes për çështje të ndërmarrësisë dhe zhvillimit përtej kufijve kulturor dhe disiplinor.

Qëllimi kryesor i Memorandumit te Mirëkuptimit është krijimi dhe zhvillimi i bashkëpunimit, me theks te organizimi i aktiviteteve te përbashkëta dhe shkëmbimi i përvojave.

Ne mënyrë me specifike dhe brenda fushave te interesit te ndërsjellë, te dy institucionet synojnë zbatimin e aktiviteteve te përbashkëta hulumtuese, botimeve dhe konferencave te përbashkëta, shkëmbimin e databazave hulumtuese, si dhe organizimin e ligjëratave dhe seminareve.