Falë fillerave, nëna e Kimit duket më e re se i dashuri
Kris Jenner është rikthyer në qendër të vëmendjes këtë Krishtlindje, këtë herë për pamjen e saj mahnitëse në një foto me partnerin e saj Corey Gamble.
Matriarka Kardashian-Jenner, 70 vjeç, pozoi përkrah Corey, i cili është 25 vjet më i ri se ajo dhe fansat në rrjetet sociale nuk mund të mos e vinin re se lifting i saj i fytyrës prej 100,000 dollarësh e ka bërë atë të duket më i vjetër se ajo, transmeton Indeksonline.

Pasi u postua një foto nga festa luksoze e Krishtlindjeve e familjes Kardashian-Jenner, Interneti u mbush me komente.
“Rezulton se Corey është më i vjetër se ajo tani”, shkroi një përdorues.
Të tjerë përfshinë në diskutim edhe vajzën e saj 41-vjeçare Khloé, duke shtuar: “Khloe duket njësoj”. Disa bënë shaka edhe për shprehjen serioze të Corey: “I dashuri yt duhet të buzëqeshë herë pas here”./Indeksonline/


