“Falë luftës së UÇK-së e komandant Adem Jasharit, Kosova frymon lirshëm”
Beteja e Prekazit dhe e Drenicës ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët. Kështu shkroi deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, në një status në Facebook, njofton Indeksonline.
Berisha tha se falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së ndërkombëtarëve, Kosova frymon lirshëm.
“Para 21 viteve, me 5, 6, dhe 7 mars 1998 ndodhi rezistenca titanike e Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, kundër forcave të okupatorit barbar serb. Beteja e Prekazit të Drenicës ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët kudo që jetonin, të cilët u ngritën të gjithë për t’i dhënë fund gjenocidit shekullor serbo-sllav në Kosovë. Në marsin e 1998 filloi fillimi i fundit të regjimit gjenocidal në Kosovë, ku falë luftës së lavdishme të UÇK-së kudo në Kosovë dhe ndihmës se aleatëve ndërkombëtar, me 12 qershor 1999 vendi ynë filloi të frymoi lirishtë. Lavdia ju takon atyre që u flijuan për Kosovë”, ka shkruar ai.