75 Mall Live Search
19:28 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Falë Neymarit, PSG merr edhe tri pikë tjera

Parsi Saint-Germain ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim ndaj Bordeaux me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm e shënoi Neymar pas asistimit të Mbappes, shkruan Indeksonline.

Neymar, edhe para dy xhirove i kishte siguruar tri pikë PSG-së me golin e vonshëm të shënuar ndaj Lyonit dhe një gjë të tillë e bëri edhe këtë herë duke fituar zemrat e tifozëve parisien.

Me këtë fitore, Parisi mbledh plot 18 pikë dhe gjendet i pari në tabelë, ndërsa Bordeaux e pesta me 12 pikë./Indeksonline/