75 Mall Live Search
08:46 / E Premte, 18 Tetor 2024 / G T

“Falë Zotit kam arritur gjithçka në futboll”, Lionel Messi pasi fitoi çmimin nga Marca: Ëndrra ime ishte Kupa e Botës!

Lionel Messi ka fituar një çmim të radhës individual, duke u bërë lojtari më i mirë në histori nga gazeta e njohur spanjolle, Marca.

Sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës, pasi fitoi çmimin tha disa fjalë në lidhje me atë që ka arritur në karrierë dhe se a ka ndonjë peng, shkruan Indeksonline

“Çfarë më ka mbetur në futboll? Falë Zotit mund të them se kam arritur çdo ëndërr që kisha.

“Ëndrra ime më e madhe ishte të fitoja Kupën e Botës.

“Kam fituar gjithçka me klubin e jetës sime, Barcelona, kam fituar tituj në PSG. Nuk mund të kërkojë asgjë tjetër”, tha Messi për Marca-n.

Kujtojmë se Messi në ndeshjen e fundit me Argjentinën tregoi se përkundër moshës (37-vjeçar) është ende në formë duke shënuar tri gola dhe duke bërë dy asiste./Indeksonline/