75 Mall Live Search
22:11 / E Premte, 10 Tetor 2025 / MSH

“Faleminderit Istog”/ Nimanaj takohet edhe një herë me qytetarët e Istogut

Sot në Istog, kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Ali Nimanaj, mbajti takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore.

Përpara dhjetëra qytetarëve që, përgjatë kësaj fushate i kanë besuar vizionit të tij, Nimanaj shprehi falënderim dhe mirënjohje të thellë, shkruan IndeksOnline.

Pasi edhe një herë shpalosi planet e tij për Istogun dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët, Nimanajt nuk i mbeti tjetër përveç se me dorë në zemër të falënderojë Istogun.