“Faleminderit Lumir dhe Ilir”, Rugova me mesazh pas zgjedhjeve

Kandidatja për deputete nga LDK, Lisa Rugova ka falënderuar votuesit të cilët gjatë kësaj fushate i mbështetën me shpirt e zemër. Rogova po ashtu një falenderim të veçantë ka dhe për kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, për të cilin thotë se me dinjitet dhe krenari udhëhoqi këtë rrugëtim. Rogova shprehu mirënjohje dhe për kryetarin e Istogut, Ilir Ferati, për mbështetjen e palëkundur ndaj saj.
“Një muaj fushatë – plot sfida, përkushtim dhe emocione të paharrueshme.Çdo ditë ka qenë e veçantë, çdo moment një dëshmi e vullnetit dhe dashurisë për vendin tonë”. Ka thënë Ruogova.
Postimi i plotë i Lisa Rugovës:
Një muaj fushatë – plot sfida, përkushtim dhe emocione të paharrueshme.Çdo ditë ka qenë e veçantë, çdo moment një dëshmi e vullnetit dhe dashurisë për vendin tonë.
Një falënderim i madh dhe i përzemërt për çdo votues, qytetar, veprimtar dhe aktivist që na besoi dhe na mbështeti me zemër e shpirt. Mirënjohje pafund për ju!
Një falënderim i veçantë për Kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, i cili me dinjitet dhe krenari na udhëhoqi në këtë rrugëtim.
Gjithashtu, mirënjohje për Kryetarin e Istogut, z. Ilir Ferati, për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj meje.
Ka ende shumë për të bërë për Kosovën, dhe me vullnet e përkushtim do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë!
LDK është dashni