75 Mall Live Search
19:19 / E Enjte, 22 Maj 2025 / Gj. Sh

”Faleminderit për gjithçka, Mjeshtër, Të dua shumë”/ Vinicius me mesazh emocionues për largimin e Modric

Luka Modric do të largohet përfundimisht nga Real Madridi, pas Kupës së Botës për Klube.

Mesfushori kroat nuk ka arritur marrëveshje të re për vazhdimin e kontratës, dhe do të largohet pas plot 13 viteve të kaluara, ku fitoi plot 28 tofe, shkruan IndeksOnline.

E largimin e tij e ka përjetuar rëndë sulmueis brazilian, Vinicius, i cili ka shkruar një letër emocionuese për Modric.

“Sa e vështirë të thuash lamtumirë, Luka. Kalova vite duke ndarë një dhomë zhveshjeje me një legjendë.

Historia jote në Madrid është e pakrahasueshme: 13 sezone, 28 tituj dhe të gjitha të shkruara me elegancë, talent dhe një përulësi që më mësoi më shumë se një mijë fjalë. Faleminderit për çdo këshillë, për mënyrën tuaj të lojës dhe gjithashtu për mënyrën tuaj të të qenit. Futbolli juaj ishte art.

Trajtimi juaj me mua, një dhuratë. Mësova duke vëzhguar kalimet e tua me jashtë, por mbi të gjitha mësova nga bujaria jote e përditshme. Do të më mungosh. Faleminderit për gjithçka, Mjeshtër. Të dua shumë.”, ka shkruar Vinicius./IndeksOnline/