10:19 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Falënderimi i Gold AG për nënën në syfyr: Çdo sakrificë e jotja, shpërblim e pastë Xhennetin

Gold AG është  besimtar i përkushtuar ndaj fesë islame prandaj ai në muajin e Shenjtë të Ramazanit tregon devotshmërinë  që ka ndaj fesë.

Reperi ka shfrytëzuar syfyrin e fundit të Ramazanit që ishte mbrëmë për të bërë një lutje dhe falënderim që i dedikohet personit më të shtrenjtë, nënës.

Përmes një postimi të gjatë në Gold AG shkruan çdo sakrificë e jotja, shpërblim e pastë Xhennetin.

Tutje reperi në postim thotë se nuk mund ta laj borxhin çfarë bëre për mua. Mjafton që Xheneti është tek këmbët tua.

Ndryshe, “Shkronjat e Arta” është kënga e fundit e tij që erdhi edhe me videoklip./Indeksonline/