Falënderimi i veçantë i Ermal Fejzullahut ndaj adhuruesve të tij
Ermal Fejzullahu ka një karrierë të gjatë dhe shumë të suksesshme.
Këngëtari i mirënjohur mbetet një nga artistët më të preferuar dhe më të kërkuar në vend, shkruan Indeksonline.
Projektet e shumta dhe hitet e një pas njëshme kanë bërë që Ermali të jetë mjaft present me mbrëmje dhe koncertet brenda dhe jashtë vendit.
Ndërsa për adhuruesit e tij besnik, Ermali ka bërë një status në llogarinë e tij të Instagramit përmes të cilit ka falënderuar për përkrahjen në karrierën e tij 16 vjeçare si këngëtarë, teksa ka paraljmëruar se së shpejti do të publikoj një super bashkëpunim.
“Po dua me falënderua krejt publikun shqiptar kudo qe jeni për përkrahjen qe ma keni bo për 16 vjet . Ju jam borgjli gjithë jetën qe të mundohem me ju sjell këngë dhe risi, pa juve asgjë s’do te ishte e mundur. Ju njoftoj se brenda pak ditëve ka me pas një super bashkëpunim .. me shume dashni dhe respekt i juaji Ermal Fejzullahu”, ishin fjalët e këngëtarit të famshëm.
Ndryshe, ‘Tela’ është projekti i tij i fundit që e solli në bashkëpunim me këngëtaren, Kida./Indeksonline/
