Falet namazi i xhumasë, në Prishtinë!

Pas konfuzitetit se a do të ndalohet të falet namzi i xhumasë në xhami, për shkak të masave kundër koronavirusit, sot ajo është falur nga një numër i madh i besmtarëve.
Ndonëse u diskutua se do të pezullohen tubimet e mëdha, për faljen e namazit të xhumasë ende ishte e dyshimtë.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është takuar me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Ai ka njoftuar se të shtunën Bashkësia Islame në orën 11:00 do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me masat që do të merren.
Tërnava tha se nesër do të merret vendimi, që të dezinfektohen të gjitha xhamitë e Kosovës./IndeksOnline/