23:57 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Ramadani në Londër, për ta çuar Sarrin te Juventusi

Ditë më parë gazetari i njohur italian Tancredo Palmeri raportoi eksluzivisht se Maurizio Sarri ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Ky lajm po rezulton të jetë i vërtetë dhe tani janë orët vendimtare për të ardhmen e Sarrit.

Juventusi e dëshiron me çdo kusht trajnerin aktual të Chelsea-t i cili është gati të rikthehet në Itali këtë herë për të drejtuar bardhezinjtë, pikërisht rivalët e urryer të Napolit.

Fali Ramadani, që është edhe menaxheri i Sarrit ka udhëtuar ditën e enjte drejt Londrës ku do të takohet në orët e ardhshme me drejtuesit e Chelsea-t të cilëve do t’u kërkojë që të lirojnë Sarrin.

Ishte pikërisht Ramadani ai që e çoi trajnerin te Blutë e Londrës dhe tashmë synon ta dërgojë në stolin e Juventusit, aty ku Andrea Agnelli po e pret krahëhapur. Sarri ka kontratë edhe për dy vite të tjera me Chelsea-n por edhe ai vetë dëshiron kalimin te bardhezinjtë. /IndeksOnline/