Falimentoi tre vite më parë, tani afër rikthimit në Serie A (Foto)
Parma është një nga klubet më të lavdishme në Serie A, ku ka krijuar shumë legjenda të futbollit, si Crespo, Buffon etj.
Mirëpo në vitin 2015 klubi u shua për shkak të problemeve financiare që kishte.
Parma u krijua përseri, duke filluar nga zero dhe garat fillimisht i zhvilloi në Serie D, ligën më të ulët të futbollit professional në Itali.
Mirëpo skuadra legjendare u rikthye, duke u ngjitur çdo vit në një nivel më lartë.
Këtë sezon ata bëjnë gara në Serie B dhe janë pretendent kryesorë për tu rikthyer në Serie A.
Ata pas 20 xhirosh janë në pozitën e katër me 32 pikë, katër më pak se Palermo që është në vendin e parë.
Kujtojmë se kapiteni i skuadrës, Alessandro Lucarelli nuk është larguar nga Parma edhe ku kanë bërë gara në Serie D, madje duke luajtur edhe pa pagë. /IndeksOnline/